Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bardhi: Emërimi dhe votimi i ministrit Ervin Mete me dekret antikushtetues të Presidentit

Bardhi: Emërimi dhe votimi i ministrit Ervin Mete me dekret antikushtetues të Presidentit

10:33, 14/09/2023
A+ Aa A-

Parlamenti ka miratuar këtë të enjte në hapje të tij, pa debat, emërimin e ministrit të ri të Financave, z. Ervin Mete me 74 vota pro dhe 30 kundër.

Deputeti i PD-së Gazmend Bardhi i ka bërë të ditur Kuvendit sot dhe kryetares së tij,  Lindita Nikolla, se sot kanë votuar një dekret antikushtetues të Presidentit të Republikës dhe pikërisht atë për emërimin e ministrit të Financave, Ervin Metes. Emërimi i z. Mete është bërë kur ai ende nuk ishte shkarkuar nga pozicioni publik që mbante më parë si Drejtor i AMF dhe kryeparlamentja Nikolla duhej të ishte kujdesur për t’ia sjellë Presidentit në vëmendje këtë fakt.

"Zonja kryetare, - iu drejtua Bardhi, - Nikollës. -  Në fakt ju sapo votuat dekretin nr. 199, datë 9/9/2023 për emërimin e ministrit të Financave, të Presidentit të Republikës, i cili është një dekret në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në kundërshtim flagrant me nenin 103 të Kushtetutës ë Shqipërisë, Presidenti i Republikës ka dekretuar në pozicionin e ministrit, një zyrtar publik, i cili nuk mund të emërohej për shkak të ushtrimit të një funksioni tjetër publik.

Siç opinioni publik është dëshmitar, shkarkimi i z. Ervin Mete nga pozicioni që mbante në AMF është bërë në seancën e së hënës, pasi Presidenti i Republikës në kundërshtim me nenin 103 të Kushtetutës kishte bërë dekretimin e tij si ministër.

E sjell në vëmendje këtë zonja Kryetare se duhej të ishit ju që të ishit kujdesur për t’i kujtuar Presidentit të Republikës se ka sjellë në Kuvendin e Shqipërisë një dekret në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Kjo i tregon gjithë opinionit publik se për fat të keq, Presidenti i Republikës dhe e them me shumë keqardhje, ka bërë një dekretim pa kryer as verifikimin e formal të përmbushjes ë kritereve nga anëtarët e Këshillit të Ministrave. Prandaj i sjell në vëmendje, seancës plenare që sapo ka votuar pro, një dekret antikushtetues të Presidentit të Republikës,” vërejti Gazmend Bardhi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco