Bardhi: Takimi me Berishën në transparencë të plotë! Vendi rrezikonte të ngilte pa opozitë

22:05, 12/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka pranuar se Sali Berisha është drejtuesi Partisë Demokratike parlamentare dhe një grupi të strukturuar në bazë dhe me radhë.

Në studion e A Shoë, Bardhi tha se është i gatshëm të takohet me kryedemokratin në transparencë të plotë, gjithmonë në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë e cila po rrezikon të mbesë pa opozitë.

Intervista:

Krasta: Zoti Bardhi e konsideroni ju të domosdoshme ta bëni atë takimin teta-tetë me zotin Berisha? A e konsideroni ju drejtuesin e partisë së madhe hapësinore me mbështetjen në publik me një numër të madh 500-600 mijë?

Bardhi: Zoti Berisha është qartësisht drejtuesi i një grupi...

Krasta: Si një grupi? Është i grupit, nëqoftë se ka PD është aty!

Bardhi: I një grupi i cili është i strukturuar në bazë e me rradhë sikundër është drejtues i një grupi prej më shumë se 20 deputetë brenda PD-së dhe opozitës parlamentare.

Krasta: A e mendoni ta takoni personalisht?

Bardhi: Nuk kam asnjë shqetësim ta takoj zotin Berisha.

Krasta: A mendoni ta takoni se që nuk keni kompleks e kuptoj.

Bardhi: Patjetër për çdo çështje që gjykohet se është i nevojshëm që unë si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së të takoj zotin Berisha, në transparencë të plotë. Nuk kam bërë ndonjëherë unë takime fshehtas me askënd. Unë nuk i kam çuar ndonjëherë zotit Berisha për të negociuar ndonjë biznesmen. Nuk ka ndodhur kurrë kjo llojë gjëjë. Jo se duhet ta sqaroj këtë. Që unë të flas me Sali Berishën për të mirë të interesit të demokratëve dhe opozitës unë e konsideroj shërbim ndaj opozitës dhe mbi të gjitha ndaj Shqipërisë që po mbet pa opozitë për shkak të konfliktit. Pazar nuk kam bërë ndonjëherë as nuk kam diskutuar fate personale me askënd dhe e përsëris që nuk i kam çuar kurrë ndonjë biznesmen siç mund të ketë bërë dikush tjetër zotit Berisha për të negociuar fate personale me të në politikë apo përtej politikës./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco