Vjedhja e të dhënave të TIMS/ Semanaj: Alibitë e përfaqësuesve të shtetit të pabaza

Vjedhja e të dhënave të TIMS/ Semanaj: Alibitë e përfaqësuesve të shtetit të pabaza

19:35, 12/09/2023
A+ Aa A-

Eksperti i IT, Besmir Semanaj, ka sqaruar teknikisht skandalin shtetëror për vjedhjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë nga sistemi TIMS me urdhër të drejtuesit të lartë të policisë, Ervin Muço.

Në studion e Task-Force me moderatoren Sonila Meço, Semanj tha se sqarimi publik i ekspertëve është i përciptë dhe jo logjik.

“Për backup-et ka procedura specifike të cilat janë të licensuara për kryerjen e backup-it. Për sistemet e rëndësisë së veçantë nuk ekziston Backup-I manual, pra, nuk është sistemi TIMS që bën Backup-in, ka një system tjetër, por mund të jetë edhe sistemi TIMS që në një server dytësor, në një sajt tjetër ruan Backup-in e plotë dhe çdo ditë bën Backup-in incremental për ndryshimet që janë bërë gjatë kohës ose mund të kryejë Backup të plotë gjatë gjithë natës. Por në asnjë procedurë nuk ekziston kryerja e Backup-it në usb. Tek e-maili denoncues ka diçka shumë të bukur. Në asnjë moment nuk thuhet tek e-maili që është kërkuar bërja e Backup-it në një hard disk të jashtëme. Nuk thuhet sepse  Backup-et i gjenerojnë të inkriptuara dhe të dhënat do të ishin të pa kuptueshme. Por çfarë thuhet ne e-mail, sepse ata që kanë shkruar e-mailin duket që janë teknikë; është kërkuar eksportimi i të dhënave, pra nuk është kërkuar që të merret Backup-i i sistemit, por është kërkuar që një pjesë e të dhënave të merren bruto dhe të vendosen në një hard disk dhe kuptohet në qoftë se ke këto roë data (të dhëna bruto) mund t’i vendosësh në një dabaze tjetër dhe sipas dëshirës, sipas kërkesës mund të lexosh ato të dhëna që ty të nevojiten. Pra, personat që kanë shkruar e-mailin janë teknikë dhe këta nuk denononcojnë pjesën e backup-it, por denoncojnë kërkesën e eksportimit të të dhënave dhe këto janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.”- u shprej eksperti Semanaj në Task Force.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco