Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Komisioni i Edukimit në Kuvend kthehet në estradë, edhe Flutura Açka ndjek shembullin e Petro Koçit, jep dorëheqjen

Komisioni i Edukimit në Kuvend kthehet në estradë, edhe Flutura Açka ndjek shembullin e Petro Koçit, jep dorëheqjen

18:55, 12/09/2023
A+ Aa A-

Komisioni i Edukimit në Kuvend është kthyer në estrade. Njëherë jep dorëheqje Petro Koçi, pastaj bëhet pishman dhe rikthehet sërish. Pastaj jep dorëheqje deputetja Açka, e cila është edhe Kryetare e Komisionit. Açka ka më shumë gjasë se Petro për të dhënë dorëheqje nga dorëheqja sepse e ka praktikuar më pare këtë gjë edhe nga postet partiake në PD-në e vulës. Dha dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe nuk iku praktikisht nga asnjë. Kështu që nuk është çudi që edhe këtë herë Flutura, ashtu si Petroja të kthejë mendje sërish.

Në hapjen e punës së Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, ditën e sotme, 12 shtator 2023 Flutura Açka bëri me dije se ka kërkuar dorëheqjen nga ky komision.

Ajo u shopreh se ndjen fyerje në lidhje me punën e këtij komisioni por dhe çështje etike me anëtarët e Komisionit.

“Ju bëheni qesharake për të sjellë ligje sipas qejfit tuaj. ”tha Flutura Açka teksa shtoi se dorëheqja e saj nuk është pranuar Akoma.

“Të jem e sinqertë ndjej jo vetëm fyerje të kësaj natyre, në lidhje me punën, por edhe çështje etike me ju. Unë i kam  kërkuar kryetarit të partisë time dorëheqjen nga ky Komision, për të drejtuar këtë komision, sepse kam turp me njerëz të cilën nuk kanë as minimum qoftë dhe njerëzor me njeriun që kanë punuar thuajse 2 vite. Por nuk është pranuar dorëheqja, jam duke pritru të më aprovojnë dhe jam në një shqetësim të madh në këtë pikë. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur ne kete komision. Ju bëheni qesharake për të sjellë ligje sipas qejfit tuaj. ”tha Flutura Açka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco