VIDEO/ Hoxha: Skandal që një person pa certifikatë sigurie ka akses në sistemin TIMS

18:48, 12/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të folur mbi skandalin e sistemit TIMS ishte ish drejtuesi i lartë i policisë, Arjan Hoxha.

Hoxha është shprehur se një person  i cili nuk është i pajisur me certifikatë sigurie është e paimagjinueshme që të ketë mundësi të futet në sistemin TIMS pasi aty ka të dhëna sensitive për shumë nga personat që futen dhe dalin nga territori  i Shqipërisë.

Ka procedura standarte dhe në asnjë rast nuk kam dëgjuar që prej 20 viteve që kam punuar në polici dhe kam pasur akses në sistemin TIMS me kodin tim për tu futur aty dhe ka manuale ne të cilat mund të futesh dhe operosh për të marrë të dhëna, pas personat që janë regjistruar aty akne një rendësi të veçantë pasi mund të jenë nga të gjitha kategoritë.

Ky është një sistem që funksiononi i mbyllur dhe mund të futen vetëm persona të autorizua, dhe cilido që m8und ët futet aty lë gjurmë në sistem kudo që të futet. Personi Ervin Muça unë nuk e njoh dhe nuk kam asnjë informatë për të edhe pse kam punuar shuam vite në polici dhe nuk vjen nga radhët hierarkike të policie dhe nuk e di nëse ai ka një certifikatë sigurie.

Nëse një person që nuk është i pajisur me certifikatë policie nuk mund të futet në atë sistem pasi ai mund të furnizojë me informacione grupe kriminale dhe mund të shkaktojë probleme të mëdha duke i informuar për kundërshtarët e tyre, jam i shokuar se deri ku mund të ketë penetruar grupet kriminale dhe jam i bindur që nuk ka qenë një veprim sporadik i tij por i bëj thirrje organeve të drejtësisë të zbardhin këtë skandal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco