Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sula: Jetojmë në kohë shum të errëta të arsimit tonë! Fakti që s’pranohet nga qeveria ngre pikëpyetje

16:56, 12/09/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca,  Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, foli për nisjen e vitit të ri arsimor dhe mbartjen e probleme të vjetra, që kanë të bëjnë me mbylljen e klasave.

Sipas Sulës, janë ulëritëse disa fakte në lidhje me pakësimin dramatik të numrit të nxënësve në shkollat e arsimit të detyruar të atij cikli arsimor që kushtetuta dhe çdo ligj ia njeh si të drejtë të detyruar shtetit për t’jua ofruar fëmijëve.

Gjithashtu Sula e vuri theksin te shpopullimi i vendit, si një nga arsyet kryesore të regjistrimit të pakët të nxnësve në këtë vit shkollor, pasi vetëm në Shkodër këtë vit janë regjistruar 712 më pak nxënës, si dhe në Korçë janë ka 6 klasa të para më pak se viti i kaluar.

Sula: Fjalët e urimit në kontekstin real ku ne jetojmë nuk kanë shumë vlerë pasi janë të qarta disa fakte përtej propagandës së kësaj qeverie të këtij shteti, janë ulëritëse disa fakte në lidhje me pakësimin dramatik të numrit të nxënësve në shkollat e arsimit të detyruar të atij cikli arsimor që kushtetuta dhe çdo ligj ia njeh si të drejtë të detyruar shtetit për t’jua ofruar fëmijëve, por edhe për arsimin e mesëm dhe më tej atë universitar.

Ulja e numrit të nxënësve nuk e ka burimin thjesht nga shkaqet arsimore por lidhet me faktorët ekonomik të një shpopullimi ndër vite të 10 viteve të fundit të bashkombasve tanë për kushte më të mira për të jetuar në vende të tjera që ofrojnë më shumë seç ofron vendi i tyre.

Vetëm në Shkodër këtë vit janë regjistruar 712 më pak nxënës vetëm në Qarkun e Shkodrës.

Në Qarkun e Korçës, janë regjistruar 228 më pak nxënës dhe 6 klasa të para më pak se viti i kaluar.

A e mendoni se ku është realiteti ynë mësimor? Për të mos thënë se emigrimi masiv i popullit ka prekur qytetet dhe kryeqytetin. Në periferitë e Tiranës ka shkolla që janë mbyllur, siç ka klasa që janë bashkuar, nxënësit e klasës së 3 janë bashkuar me klasën e 2 dhe të 4 gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë që nxënësit e ciklit fillor të bashkoheshin në klasa kolektive.

Jetojmë në kohë shum të errëta të arsimit tonë dhe nuk mund të flasim më për arsimim por për dearsimim. Po jetojmë një dramë mbarëkombëtare, të gjithë prindërit e dinë, mësuesit e dinë, qytetarët e dinë, por nga qeveria nuk pranohet. Fakti që nuk pranohet nga qeveria ngre pikëpyetje të thella në lidhje me përgjegjshmërinë që ka kjo qeveri ndaj arsimit ndaj kësaj të drejte themelore të fëmijëve por edhe ndaj kostos që ka kjo qeveri për të mos e pranuar këtë mekanizëm të errët të arsimimit të brezave që lidhet me emigracionin dhe sigurisht me neglizhencën për të ndërtuar strategji dhe plane për të ofruar fëmijët në bankat shkollore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco