Farefisit të familjes Basha dhe fansit të Veliajt i meket goja në mes të emisionit kur kujtohet se Basha ka 4 vila

Farefisit të familjes Basha dhe fansit të Veliajt i meket goja në mes të emisionit kur kujtohet se Basha ka 4 vila

23:02, 11/09/2023
A+ Aa A-

Një nga fansat e Erion Veliajt dhe Edi Ramës, mbështetës i Bashës, ka qenë mbrëmjen e sotme pjesë e panelit në studion e “Open”. 

Deputeti i Bashës, që poston foto selfi nga zyra e Veliajt, Arbi Agalliu, debatoi sot me gazetarët Lubonja dhe Sulo. 

Në nerva e sipër ai tha se kishte mision politik luftimin e politikanëve me Vila më Lalëz. 

Por në atë çastin kur drejtuesja e emisionit, Eni Vasili, ndërhyri duke i kujtuar se edhe Basha ka vila në Lalëz dhe në Tiranë jeton në vila të oligarkut që e sulmonte publikisht, fansi i Lali Erit dhe Lulit u mek. 

Pas kësaj ndërhyrje, gramafonit të Lulit i ngeci shiriti dhe nuk e vijoi më “misionin” politik në luftë kundër vilave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco