Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Opozitaret dhe opozitarët u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit

18:34, 11/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hapur fushatën për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukësit, duke prezantuar kandidatin Emri Vata.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se opozitaret dhe opozitarët u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit.

Berisha: Unë sot, e shfrytëzoj këtë rast për tu përulur me nderimin më të  thellë para të gjithë opozitarëve të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, për qëndresën e tyre në kushtet më të jashtëzakonshme gjatë këtij dhjetëvjeçari.

Opozitare dhe opozitarët në këto 10 vite u përballën me një platformë të egër të dhunimit, terrorit psikologjik, ekonomik të gjithëanshëm ndaj tyre. Demokratet dhe demokratët, opozitarët dhe opozitare e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit. U përzunë nga vendi i tyre, u pushuan nga puna, ju mbyllën bizneset, ju hoq ndihma ekonomike, u detyruan të përcjellin fëmijët në dhera të tjerë, u trajtuan si armiq.

Në këtë kontekst mund të ju them se sot në një kohë kur në botë të drejtat dhe liritë e njeriut kanë marrë një dimension që nuk e kanë pasur ndonjëherë, as armiqtë e jashtëm nuk mund të silleshin më egër se sa sekti i rilindjes ndaj popullit opozitar.

Opozitaret dhe opozitarët gjithashtu u përballën këto 10 vite me një dhimbje të madhe për vendin e tyre, sepse Shqipëria nga Atdhe, nga një tokë e bekuar nga Zoti, u shndërrua në një vend të cilin 83% e shqiptarëve duan ta braktisin. Pamje  e rëndë, pamja e dhimbshme që përjeton fëmija, kur sheh nënën e vet që keqtrajtohet.

Pra, opozitaret dhe opozitaret, por jo vetëm ata. Shqiptarët dhe shqiptaret që zgjodhën të jetojnë në Shqipëri dhe të mos largohen, u përballën me çmime stratosferike. A e dini ju, dhe mund ti pyesni se ata që shkojnë në Itali, fjalën e parë që thonë është se, ushqimet ishin më lirë. Ata që vijnë nga Greqia, të thonë se djathi është më i lirë atje. Ata që vijnë  nga Gjermania të thonë se ushqimet janë më lirë atje se këtu. Pra ky pushtim i vendosur mbi popullin opozitar, por edhe mbi socialistët e thjeshtë, të themi pa asnjë diskutim, se unë nuk dua ti jap këtu një karakter ndarje klasore, por Zoti të vret po nuk i the armikut, armik, po nuk i the pushtuesit pushtues, nuk çlirohesh kurrë prej tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco