Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Kryengritja e Postribës, reagon Emri Vata: Të përndjekurit do jenë në vëmendjen time në bashkinë e Kukësit

Kryengritja e Postribës, reagon Emri Vata: Të përndjekurit do jenë në vëmendjen time në bashkinë e Kukësit

20:46, 09/09/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike në Kukës, Emri Vata me anë të një mesazhi ka kujtuar 77 vjetorin e Kryengritjes së Postribës.

Vata shkruan se, ‘duke qenë se vij nga një familje që i janë privuar të drejtat nga sistemi, zotohem se kjo shtresë do jetë në qendër të vëmendjes së politikave të Bashkisë Kukës, pasi sakrifica e tyre për demokraci ishte pararojë e lëvizjes së dhjetorit’.

Reagimi i plotë i Emri Vatës:

Sot Shkodra përkujtoi 77 vjetorin e Kryengritjes së Postribës, lëvizjes së parë antikomuniste në Evropën Juglindore, duke nderuar kështu ata burra që dhanë jetën në emër të Shqipërisë Demokratike.

Postriba ka hyrë kryelartë në histori, e vepra e atyre burrave të mëdhenj duhet trashëguar ndër breza në mënyrë që rrënjët e liga të komunizmit të mos mbijnë më në këto anë.

Kryengritja e Postribës, u pasua me lëvizjet e armatosura kundër sistemit në Mirditën e qëndresës, në Tropojë, Pukë e Lumën tonë fisnike, e sot do duhet të kujtojmë edhe paraardhësit tanë në Kukës, që luftuan kundër instalimit të regjimit.

Duke qenë se vij nga një familje që i janë privuar të drejtat nga sistemi, zotohem se kjo shtresë do jetë në qendër të vëmendjes së politikave të Bashkisë Kukës, pasi sakrifica e tyre për demokraci ishte pararojë e lëvizjes së dhjetorit.

Vendi po kalon ditë të vështira, për shkak se një njeri i vetëm sot zotëron çdo pushtet, madje më shumë së ç’kishte Ramiz Alia në vitin 1990, e Kukësi në 24 shtator nuk do jetë vetëm një beteje për qytetin, por do të jetë dhe një betejë e radhës në luftën kundër instalimit të neo-diktatures.

Për këtë beteje nuk duhet të kursejmë asgjë, pasi nuk do të lejojmë që të vidhet e ardhmja e fëmijëve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco