U vodhi shqiptarëve miliona euro me inceneratorët, tani bën si i përvëluar për pastërtinë e mjedisit

U vodhi shqiptarëve miliona euro me inceneratorët, tani bën si i përvëluar për pastërtinë e mjedisit

19:18, 08/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të një qytetari në Golem, i cili hedh mbetjet në rrugë.

Ai deklaron se gjoba 1 milionë lekë nuk mjafton për qytetarin që hedh mbeturina në rrugë në kulm të sezonit turistik.

Kreu i qeverisë përgëzon dhe inkurajon Policinë e Shtetit për të mos ulur vigjilencën ndaj akteve që ai i cilësoi "krime mjedisore".

"1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm.

Përgëzim dhe inkurajim i fortë për Policinë e Shtetit që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor", shkruan Rama në rrjetet sociale.

Nëse gjoba për një qytetar të papërgjegjshëm u dashka të jetë mbi 1 milionë lekë, sa duhet të jetë ajo për një kryeministër që ka projektuar dhe dirigjuar skemën më të madhe të grabitjes së taksave të qytetarëve siç është ajo e inceneratorëve?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco