Kreu i PD: Mandati i Shkodrës, mandat mbi krimin! Spiropali organizoi takime me Bajrët dhe Gjokën

Kreu i PD: Mandati i Shkodrës, mandat mbi krimin! Spiropali organizoi takime me Bajrët dhe Gjokën

13:21, 08/09/2023
A+ Aa A-

"Dua të përshëndes autoritet franceze për arrestimin e Behar Bajrit, - tha kryetari i PD, Sali Berisha sot gjatë konferencës së shtypit, duke e cilësuar atë si një nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë dhe duke theksuar se "u informua dhe iku, sepse ai ishte në Shqipëri, mori pjesë aktive në zgjedhje në mbledhjet që organizoi Spiropali me Bajrët Pëllumb Gjokat dhe banditët të tjerë të Shkodrës për mandatin, ndrikulla e krimit." 

"Mandati i Shkodrës është mandat mbi krimin dhe ky është një akt tmerrësisht i rëndë të cilin qytetarët e Shkodrës nuk do ta pranojnë kurrë, - nënvizoi Berisha. - Ai që është instaluar në bashki karrigia e tij qëndron mbi vrasjet e fshehura të Bajrave Pëllumb Gjokës dhe bandave të tjera të fshehura nga pushteti vetëm e vetëm që ata të siguronin mandatin e tij. 

Falënderoj edhe njëherë autoritetet franceze për arrestimin e tij."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco