Berisha: Goli i Bajramit, i bekuar! Tifozët kuqezi - zotërit e arenës, e kanë tërbuar gjithnjë Edi Ramën !

13:09, 08/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka nisur krejt ndryshe, konferencën e përjavshme të shtypit sot. Ai ka prekur një temë të dashur emocionuese, që i ka përfshirë të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që nga mbrëmja e djeshme.

Berisha tha: " Mirdita! Nuk mund të mos e nis me një përshëndetje të zjarrtë për kuqezinjtë në Çeki me një skuadër realisht shumë të fortë. Goli i Bajramit ishte një gol fantastik i bekur i cili shpresojmë dhe të urojmë që të hapë rrugën për ekipin tonë për vendin që meriton.

Është një formë shumë të veçantë dhe këtu pa diskutim ka trajneri i ri i cili e shof që është një trajner i mençur, ka studiuar shumë mirë të gjitha potencialet e ekipt dhe në udhëheqjen e tij ekipi kombëtar po jep edhe do të japë më të mirën që mundet.

Së dyti gjithnji një përshëndetje të përzemërt tifozëve kuqezi ju e patë ata ishin zotërit e arenës në entuziazmin e tyre dhe ajo energji pozitive e tyre që e ka tërbuar gjithnjë Edi Ramën është një frymëzim i madh për lojtarët dhe një energji pozitive për lojtarët në fushë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco