Kryeministri Edi Rama dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), Linda Karçanaj,

SYRI TV/ AKSHI mbyll tenderin e paracaktuar për Kadastrën - 'Soft & Solution' fiton 4 mln euro

11:55, 08/09/2023
A+ Aa A-

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur tenderin e paracaktuar për  përmirësimin e sistemit elektronik të Kadastrës. Ashtu si në çdo kontratë tjetër koncensionare, edhe në tenderin 4 milionë euro, fituesi është shpallur paraprakisht dhe është bashkimi i operatorëve “Soft and Solution” i denoncuar më herët edhe nga opozita

Nga SYRI TV

Nuk ka asnjë surprizë në rezultatin e tenderit mbi 4 milionë euro të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për Përmirësimin e Sistemit elektronik të Kadastrës.

Institucioni i drejtuar nga Mirlinda Karcanaj ka shpallur fituesit paraprakisht. Ai është një bashkim operatorësh, i drejtuar nga shoqëria “Soft & Solution”.

Partia Demokratike, nëpërmjet Shefit të Organizimit, Klevis Balliu, e denoncoi këtë rezultat të paracaktuar, ende pa u mbyllur procedura e tenderit.

Balliu deklaroi më 17 gusht 2023 se “si të gjithë tenderat e AKSH-it, fituesi dihet para se të shpallet gara.

Ky tender i shpallur nga APP dihet se do të implementohet nga shoqëria Soft – Solution e Ermal Beqirit, e cila është paraqitur ndërkohë në Kadastër për të filluar punë që do t’i fitojë më vonë. Emri fitues në letra nuk ka rëndësi. 

Një denoncim të ngjashëm kishte bërë më herët edhe eksperti i Teknologjisë së Informacionit, Gent Progni, i cili gjithashtu kishte paralajmëruar se fituesi i tenderit për sistemin e Kadastrës së drejtuar nga Dallëndyshe Bici do të ishte “Soft & Sulution”.

Dhe kështu ndodhi. Së fundmi, në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik u shpall rezultati paraprak i tenderit për sistemin elektronik të Kadastrës, me fond limit 482.999.999 lekë të reja.

Në garë morën pjesë tre operatorë ekonomikë. Dy prej tyre u skualifikuan. Në garë mbeti vetëm bashkimi i operatorëve, i drejtuar nga “Soft & Solution”, i cili u shpall fitues me ofertën ekonomike 449.190.000 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco