'Gërdeci’/ Mediu në GJKKO: Të merren në pyetje ish-ministra, zyrtarë të DASH edhe gjeneralë të NATO-s

'Gërdeci’/ Mediu në GJKKO: Të merren në pyetje ish-ministra, zyrtarë të DASH edhe gjeneralë të NATO-s

11:44, 08/09/2023
A+ Aa A-

Ish ministri i Mbrojtes Fatmir Mediu kërkon në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit ndaj tij në këtë gjykatë. Mes tyre zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.

Mes dëshmitarëve ish-zv.sekretari i mbrojtjes në DASH, ish-ministri i mbrojtjes së  Gjermanisë, së Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, katër gjeneralë të NATO, përfaqësues të SAC, si edhe ish-ministrat Pandeli Majko, Besnik Mustafai, Ridvan Bode, Aldo Bumçi, Mimi Kodheli dhe ish-shefi i SHISH Bahri Shaqiri.

Nga ana tjetër, pasi u njoh me kërkesën e avokatëve dhe pretendimin e prokurorëve për të vijuar gjyqin me procedurë të shkurtuar gjykata u tërhoq në dhomën e këshillimit.

Në seancën e kaluar përmes avokatëve të tij ish-ministri Mediu kërkoi të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe të  vijojë gjyqin me procedurë normale.

Në këtë gjykatë, ish-ministri përballet me akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim dhe “shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Dosja “Gërdeci” u riaktivizua pas një kallëzimi në SPAK të familjarëve të viktimave të shpërthimit tragjik, gati 13 vjet pasi Gjykata e Lartë kishte pushuar çështjen ndaj ish-ministrit. Në vijimësi Mediu ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave, duke i konsideruar ato si të motivuara politikisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco