Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Baçi: Zgjedhjet e 14 majit qenë të veçanta se ato ishin parapërgatitur për t’u manipuluar!

Baçi: Zgjedhjet e 14 majit qenë të veçanta se ato ishin parapërgatitur për t’u manipuluar!

11:57, 07/09/2023
A+ Aa A-

Një ditë pas publikimit edhe në anglisht nga PD-ja të fakteve “Farsa elektorale e 14 majit 2023 në Shqipëri”, deputeti Luan Baçi vërejti se dokumenti prej 500 faqesh mund të ketë vetëm një pjesë të denoncimeve, pasi shkeljet në zgjedhjet e 14 majit janë të veçanta në këtë drejtim sepse kanë qënë “të parapërgatitura qysh në fillim për t’u manipuluar”!

I ftuar në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV, z. Baçi e argumentoi mendimin e tij:

“Në çdo zgjedhje ne jemi mësuar tani të flasim për parregullsi, për padrejtësi, për shkelje, por zgjedhjet e 14 majit kanë qenë krejt të veçanta në këtë drejtim, kanë qenë zgjedhje të parapërgatitura qysh në fillim për t’u manipuluar!

Kanë qenë zgjedhje që qeveria u kujdes që në krye të herës për marrjen e tyre duke i mohuar të drejtën opozitës në të gjitha drejtimet, madje duke bërë përpjekje të etthshme për mos ta lënë opozitën të futet në zgjedhjet e 14 majit duke i krijuar artifica nga më të ndryshmet ligjore. 

Gjithsesi, nuk ia arritën këtij qëllimi për arsye se opozita, Partia Demokratike e pati guximin, kurajën, edhe pse ishte e ndërgjegjshme që do të futej në një betejë krejt të pabarabartë, në një betejë ku ishte parapërgatitur rrëmbimi i zgjedhjeve - përsëri e gjeti guximin kurajën. 

U futëm në zgjedhje pa komisionerë, pa numërues, pa financa, pa emrin e PD-së, pa emrin e liderit të koalicionit që ishte “qershia mbi tortë” në fund se nuk kishte asnjë arsye ligjore që të paktën të linin në koalicionin që ishte ligjërisht i lejuar (ata nuk mundën ta pengonin krijimin e koalicionit me partitë e tjera dhe pjesëmarrjen e kandidatëve  të PD të dalë nga primaret e PD) emrin e liderit të koalicionit që u caktua kryetari i PD-së, Dr. Sali Berisha.

Parë në këtë këndvështrim ishte një parapërgatitje. Kjo vazhdoi gjatë fushatës. Gjatë fushatës ka vazhduar etthshëm. Ka filluar qeveria menjëherë të shpërndante para,. shtresave nga më të ndryshmet, pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike, familjeve në nevojë, duke u dhënë para të prapambetura, të futura nëpër zarfe, të çuara në shtëpitë e tyre, duke shpërndarë gjithë postierët e tyre.

Madje arritën deri atje sa edhe punonjësit e ujësjellësit që venë derë më derë, faturistët e ujësjëllësit e të energjisë elektrike, të bënin propagandë e të kërkonin votën me presione deri në prejen e ujit apo energjisë elektrike. Dhe, të mos lemë pas dore gjithë investimet elektorale të bëra dhe në prag zgjedhjesh , investime nga më të shumtat nëpër rrugë e rrugica, gjysma - arnime, po sa për t’u hedhur hi syve të qytetarëve.”/ar.sh/SYRI.NET 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco