Berisha: Ata që thonë se Edi Rama nuk vjedh, por i fiton zgjedhjet, bëjnë argatin e hajdutit

Berisha: Ata që thonë se Edi Rama nuk vjedh, por i fiton zgjedhjet, bëjnë argatin e hajdutit

12:27, 06/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal edhe te ata që thonë se Edi Rama nuk i vjedh zgjedhjet por i fiton ato, duke i quajtur argatë të hajdutit.

Berisha theksoi se ky libër është një kushtrim për të gjithë shqiptarët.

Berisha: Nuk regjistroi partinë kryesore opozitare në listë. U diktoi asaj kryetarin e koalicionit. 61 përfaqësuesve të koalicionit në garë u dha zero investim, kundër 1.2 mln eurove që u dha 12 të aleatit të tij të ri. Ato janë aspekte terroriste.

E vërteta është se administrata u shndërrua në polici politike dhe dihen më se cili është dallimi mes policisë partiake, policisë së fshehtë dhe administratës. Që të gjithë terror mbi zgjedhësit. Pra këto janë të gjitha me dokumente zyrtare, janë kryer në një sfidë absolute ndaj votës dhe qytetarëve shqiptar.

Pastaj ushtria e nëndheshme e krimit, hanxharëve, vrasësve duke terrorizuar në mbarë vendin qytetarët.

Atëherë çfarë është ky libër? Ky libër është një kushtrim për të gjithë shqiptarët. Me gjithë këtë batërdi, 600 mijë shqiptarë pranuan të votojnë të lirë, pranuan të votojnë kundër Edi Ramës. 510 mijë për koalicionin, të tjerë për logon, pra 600 mijë.

Cili mund të thotë se 50 mijë lekë për 680 pensionistë, rritja e rrogave për 184 mijë rrogëtarë, shtimi me 20 mijë i ndihmës ekonomike, shpërndarja e dhjetëra milionë për tërmetin. Miliona të tjerë investime në asfalte elektorale, rrugë elektorale etj., nuk kanë blerë zyrtarisht, legalisht, 100 apo 200 mijë vota. Ndaj dhe ata të cilët u bien sirenave se Edi  Rama vjedh, por i fiton ata nuk bëjnë gjë tjetër veç se bëjnë argatin e hajdutit. Firmosin një akt makabër që lejnë një komb pa të drejtë vote, reale. Votuar kemi në diktaturë gjithë kohën ne edhe me darje e daulle, votohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco