Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

Estonia mbështet Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Estonia mbështet Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

12:01, 06/09/2023
A+ Aa A-

RTK njofton se gjatë punimeve të Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) në Estoni, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Kryeministri Kurti ka thënë se me kryeministren Kallas kanë biseduar për situatën politike në vend dhe e rajon.

“Tani në takim me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, gjatë kohës që po mbahen punimet e Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP). Biseduam për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që shteti ynë mund të jap si anëtar në OGP”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.

Kurse kryeministrja Estonisë, Kaja Kallas, ka shkruar se Estonia mbështet përpjekjet e Kosovës për të arritur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe perspektivën e Kosovës në BE. “Ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojat tona të reformës”, ka shkruar ajo në ‘X’, i njohur më parë si ‘Twitter’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco