KAFE SHQETO/ A po rikthehet COVID-19 dhe sa të rrezikuar jemi? Alimehmeti: Situata të shikohet me seriozitet

11:12, 06/09/2023
A+ Aa A-

Në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV ka qenë i ftuar mjeku Ilir Alimehmeti i cili ka folur për situatën e rëndë me gripin. Ai ka shpjeguar situatën e cila mendohet se është krijuar nga një nënvariant i COVID-19 që po qarkullon.

Sipas mjekut ‘Omicron’ po qarkullon por virusi është në konkurrencë me jetën e vet. Nuk duket se është një variant dominant. Ndërkohë që është ne rritje një nënvariant që quhet Eris.

Mbetet per tu thënë se nuk ka asgje të re. do jenë nënvariantet e reja që do zhvillohen. Mbeten të njëjtat këshilla që janë dhënë për tu kujdesur për veten sidomos ata që kanë problem me shëndetin.

Sipas mjekut Alimehmeti është shqetësuese nëse një situatë virusale shkon tek fëmijët apo moshat e vjetra.  
 
Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco