Baton Haxhiu: Rama i mori Veliajt Maznikun sepse në Bashki do bëhet masakër për inceneratorin

Baton Haxhiu: Rama i mori Veliajt Maznikun sepse në Bashki do bëhet masakër për inceneratorin

13:32, 05/09/2023
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu  ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke thënë se për të surprizë është propozimi i Ramës për Arbjan Maznikun si ministër Shteti për Pushtetin vendor.

Sipas Haxhiut, Mazniku është larguar nga Bashkia e Tiranës pasi do të ketë një goditje për shkak të inceneratrorit.

Ai shprehet se tërheqja e Maznikut në qeveri është një sinjal që do të mbartë një peshë ne qeverinë e Edi Ramës dhe hiqet kështu nga Erion Veliaj.

“Mazniku është njeriu që ka databazën më të mirë që e ka ndonjë shqiptar. Mazniku nuk është njeri politik, por ka njohjen e njerëzve, njohjen e databazës.

Mazniku është hequr sepse Bashkia e Tiranës do të tronditet në grupin e njerëzve për shkak të inceneratorit të Tiranës. Unë besoj që një grup i tyre do të ketë shumë probleme.

Tërheqja e Maznikut në qeveri është një sinjal që do të mbartë një peshë ne qeverinë e Ramës dhe do ta heqë nga Veliaj, ose nga grupi në bashkinë e Tiranës dhe do të jetë një figurë teknike, socio-politike më shumë nëse mund ta them kështu në të ardhme”, tha Haxhiu për “Opinion” në “Tv Klan”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco