Berisha: Rama i vjedh zgjedhjet, nuk i fiton. Nesër prezantojmë raportin për farsën elektorale të 14 majit

Berisha: Rama i vjedh zgjedhjet, nuk i fiton. Nesër prezantojmë raportin për farsën elektorale të 14 majit

12:55, 05/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë të qartë edhe njëherë tjetër se Edi Rama i vjedh zgjedhjet, nuk i fiton ato.

Duke iu referuar masakrës së zgjedhjeve të 14 majit, Berisha ka ftuar të gjithë deputetët e opozitës ditën e nesërme në prezantimin e raportit për këtë farsë elektorale.

Berisha: Unë nuk dua të zgjatem më shumë, por edhe njëherë shpreh vlerësimin tim. Ftoj ju sipas kohës së lirë që keni, nesër në një paraqitje që ne i bëjmë raportit për farsën elektorale të 14 majit.

Është bërë një punë mendoj unë, shumë e çmuar.

Asgjë nuk ka që ne nuk dimë, por ka një gjë, që ne faktojmë dhe dokumentojmë, ngrihemi kundër atij koncepti që thotë se; ky i vjedh, por i fiton zgjedhjet.

Jo. Ky i vjedh zgjedhjet dhe zgjedhjet e vjedhura nuk janë të fituara. Dhe këtu ne duhet të dokumentojmë dhe besoj se ne ja kemi dalë atij qëllimi, me atë raport që paraqitet me shumë dokumente.

Edhe njëherë ju falënderoj për organizimin dhe ju garantoj se ne jemi shumë të vendosur, sikundër duhet të zgjerohemi në takime të tjera.

Ky është një takim i deputetëve të dalë nga lista e PD-së në zgjedhjet e 2021. Bashkërendimi me forca të tjera politike opozitare si Partia e Lirisë dhe nëse dëshirojnë shumë të mirëpritur edhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e Idrizit dhe të kemi një front të gjerë dhe eficent.

Të bashkërendojmë përpjekjet ndaj një regjimi që nuk ka asnjë ligj, asnjë normë, asnjë moral.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco