'Varfëri ekstreme', Vasili: Mijra pensionistë në mjerim, Rama ka hallin e hajdutëve të kumbullave!

'Varfëri ekstreme', Vasili: Mijra pensionistë në mjerim, Rama ka hallin e hajdutëve të kumbullave!

11:49, 05/09/2023
A+ Aa A-

Revista 'Monitor' në një shkrim të saj të ditës së sotme shkruan se mosha e tretë rrezikon varfëri ekstreme.

Sipas revistës 48% e pensionistëve marrin pagesa të pjesshme. 

Dhe nisur nga kjo, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan se kryeministri i vendit, Edi Rama nuk ka hallin e pensionistave që jetojnë në mjerim por hallin e hajdutëve të kumbullave.

Vasili shton më te mjerimi i pensionistave është fakt kaq i dhimbësh që kërkon zgjidhje.

Statusi i plotë: 

Mijra pensioniste në mjerim, Rama ka hallin e hajduteve të kumbullave!

Asnjë fjalë nga Edi Rama për gjendjen e rëndë të pensionistëve.

Preokupacioni i i Ramës janë ndryshimet në hajdutet e kumbullave pas shpinës së tij.

Tani shpreson, që hajdutet e rinj, që sapo i ndryshoi, tani kumbullat ti hanë bashkë me kryeministrin dhe jo pas shpinës së tij, se pa kumbulla nuk do rrinë kuptohet kjo.

Mjerimi i pensionisteve është fakt kaq i dhimbshëm që kërkon zgjidhje.

Pensioni mesatar si në qytet ashtu edhe në fshat është nën kufirin e varfërisë.

Në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj ose 90 për qind e kufirit të varfërisë.

Pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj ose 52 % e kufirit të varfërisë.

Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë me 6.7 USD në ditë rreth 201 USD në muaj.

Mijra pensioniste që trajtohen me pension të parakohshëm janë në gjendje vërtet edhe me kritike.

Kjo është situata reale.

Rama ha kumbullat, pensionistët hanë mjerimin, na rroftë Rama!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco