VIDEO/ Salianji: Kjo qeveri është si një kufomë që bën makjazh çdo ditë për tu dukur sikur jeton

21:19, 04/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti Ervin Salianji i ftuar në ‘Çim Peka Live’ komentoi ndryshimet e lajmëruara sot nga Rama në qeveri.

Ndër të tjera, Salianji u shpreh së ndonëse janë konfirmuar ndryshime në disa ministri, kjo qeveri ngelet po e njëjta, teksa e krahasoi atë me një kufomë e cilë bën herë pas herë makijazh për tu dukur sikur jeton.

Mesa unë shikoj ka dhe një dakortësi edhe të opinionit publik edhe të njerëzve që nuk janë opozitarë me qeverinë që jo vetëm që është një  qeveri që nuk ka asnjë raport me qytetarët, por është një qeveri e cila nuk ka asnjë raport as me Partinë Socialiste.

Pra kjo është një qeveri që i ngjan një kufome dhe që bën makijazhe të caktuara për tu dukur sikur është më e re sikur ka energji, ose ndonjë kontribut, por në fund të ditës të gjithë këta emra që ne po diskutojmë, pak ose aspak prej tyre kanë një kontribut publik.

Teknicien si Igli Hasani mund të ketë 50 mijë në Shqipëri. Nuk dimë që të ketë një kontribut politk as për PS as për vendin, të gjithë këta që janë ministra.

Ajo që unë dua të them është se në fund të ditës këto lëvizje të korrdinuara për mua janë evente qeveritare të organizuara për të zhdukur vëmendjen nga problemet reale.

Janë të dyja evente qeveritare të bëra në nisje te sezonit politik për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale që ka Shqipëria.

Pra, ne nuk kemi sot një diskutim se si të përmirësohet jeta e qytetarëve por kemi mbulim të të gjithë elementëve që kanë ndodhur në një qeverisje të korruptuar.

Nëse do të ishim në një vend normal dalja e kaq ministrave, kryetarëve të bashkive, e funksionarëve të shtetit, do të bënin që kryeministri të largohej dhe të mbante përgjegjësi për korrupsionin masiv dhe endemik që e ka në çdo raport, ndërkohë që bën nga këto cirqet për të zhvendosur vëmendjen.

Dhe këto nuk janë elementë që duan të marrin vetëm vëmendjen e publikut por zhvendosin fokusin nga disa çështje thelbësore për qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco