Vasili: Rama injoranti, nuk bëri kurrë një mjek Ministër Shëndetësie

Vasili: Rama injoranti, nuk bëri kurrë një mjek Ministër Shëndetësie

19:43, 04/09/2023
A+ Aa A-

 

Nga Petrit Vasili

Rama injoranti, që nuk bëri kurrë një mjek Ministër Shëndetësie!

Rama që bën sikur përdëllehet për mjekët.

Rama që i quan gjoja heronj mjekët!

Rama, që mban fjalime para mjekeve sa herë që është në hall.

Rama që bënte koncerte në emër të mjekëve gjatë Covidit.

Është po ky, që e ka bërë Ministrinë e Shëndetësisë si rifuxhio pecatorum, një Ministri ku mund të hyjë çdo lloj profani pa asnjë lidhje në jetën dhe zanatin e vet me shëndetësinë dhe të bëhet kollaj fare Ministër Shëndetësie.

Ka pafund mjekë të shkëlqyer, që janë njëherazi edhe administratorë të mrekullueshëm dhe me personalitet, por për një injorant si Edi Rama këta s'mund të drejtojnë kurrë shëndetësinë.

Mjerë Shqipëria dhe Shëndetësia për çfarë Kryeministri ka!

Me Edi Ramën vazhdon festa e budallenjve dhe maskarenjve kepucëlëpires të tij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco