VIDEO/ Balliu: Basha është afera më e madhe korruptive e Ramës

17:06, 02/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin pasdites në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci për të folur mbi takimin që Basha mbajti sot me mbështetësit e tij ishte shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu.

Balliu është shprehur se Basha sot është afera më e madhe korruptive që Rama ka bërë në kaq vite në pushtete sepse nëpërmjet tij ka tentuar të grabisë opozitën.

Mendoj se është mëse e qartë se në çfarë degradimi moral përpara qytetarëve dhe demokratëve. Duhet të kuptojmë që për bashkën kjo nuk është problem sepse të gjitha aktet që ai ndërmerr ai oi merr për qeverinë, sepse kërkon të shfaqë që i hynë në punë qeverisë.

Kjo bëhet në këmbim të rritje së rrogës që ai merr nga qeveria dhe pagesat që Rama i bën Bashës. Basha në të gjitha aferat korruptive të qeverisë Basha është afera më e madhe korruptive e Ramës pasi me anë të tij kërkoi të krijonte një opozitë fasadë, një narko opozitë dhe të mbante në këmbë narko-shtetin.

Të gjithë këto njerëz që u mblodhën aty u mblodhën që Basha të merrte një funksion tjetër në partinë e ëndrrës së ti ku ai jeton. Në takimin e Bashës sot ishin shumë persona që nuk kanë lidhje me PD dhe ato janë pjesë e administratës së bashkive të qeverisur nga PS. Mes tyre kishte dhe demokratë që janë mashtruar dhe gënjyer nga Basha dhe ne duhet ti mirëkuptojmë sepse janë të mashtruar. Mediat që dje Basha i akuzonte se po e sulmojnë sot kanë transmetuar çdo gërmë të fjalës së Bashës të mbajtur sot në atë takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco