VIDEO/ Berisha: Qëndrimet e Ramës ndaj Kosovës janë antikombëtare!

11:40, 02/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha publikoi një video nga takimi me grupin parlamentar.

“Qëndrimet e Edi Ramës janë antikombëtare!” shkruan Berisha.

“Edi Rama është turpi i Shqipërisë, turpi i shqiptarëve.

Qëndrimet e tij ndaj Kosovës, antikombëtare, antishqiptare, por qëndrime që shkelin çdo kod në marrëdhëniet e fqinjësisë mes dy vendeve.

U vërsul i pari me tërbim duke i vendosur Kosovës sanksione dhe mendoi se Albin Kurtit i erdhi fundi dhe të organizojë funeralin politik. Mori atë që meritonte, mori turpin dhe shpërfilljen gjer në asgjësim. Organizoi turin Ballkanik, turin e vetëposhtërimit, turin e merituar të vetëposhtërimit.

U përpoq të zëvendësonte Lajçakun dhe Eskobar dhe të dilte tani ky si ndërmjetësues ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve. Hartoi një draft me ekspert të shquar për problemin më nevralgjik që është çështja e asociacionit, por edhe drafti edhe përpjekja përfundoi në koshin e humorit, talljes dhe përçmimit që meritonte,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco