PD: Zoto, një pupac me rrogë të lartë. Paratë e vjedhura kërkojani Ramës

PD: Zoto, një pupac me rrogë të lartë. Paratë e vjedhura kërkojani Ramës

11:18, 02/09/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike denoncoi sërish të shtunën mega-skandalin e inceneratorëve.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, tha se vetëm Edi Rama mund të vinte në rresht institucionet që të japin lekë për Klodian Zotin.

“Klodian Zoto është një pupac me rrogë të lartë. Paratë e vjedhura kërkojani Edi Ramës, njeriu që ka pushtet mbi ҫdo institucion të këtij vendi,” tha ajo

DEKLARATA E PLOTË

Integrated Energy, kompania famëkeqe e inceneratorëve, ka përfituar 244 pagesa prej 16 institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale, nga data 4 Prill 2018 deri në 23 Gusht 2023, në vlerën totale prej 65.9 miliard Lekësh.

Këto pagesa janë bërë për depozitim mbetjesh, një shërbim që ndërkohë u takon bashkive përkatëse.

Konkretisht pagatorët e Klodian Zotos janë:

Bashkia Vorë – 11 transaksione

Bashkia Kavajë – 22 transaksione

Bashkia Tirane -153 transaksione

Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit – 3 transaksione

Ministria e Kulturës- 13 transaksione

Gjykata e Lartë – 4 transaksione

Bashkia Durrës – 2 transaksione

Qendra e Formimit Profesional Nr.1 Tiranë

Aparati i Drejtorisë së Policisë së Shtetit

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

INUK

Drejtoria e informacionit te Klasifikuar

Aparati Qendror INSTAT

Spitali Distrofik

Drejt.Përgj.Tatimeve

Kompania e Zotos është gjithashtu pjesë në tenderin e 2020 për ndërtimin e landfillit të Vlorës, me vlerë 9.8 milion euro i financuar me ndërmjetësimin e Agjencisë Gjermane për Zhvillim.

Ky projekt ka mbetur pezull pasi kompania e Klodian Zotos Integrated Technology Services është nën sekuestro preventive me urdhër të SPAK.

Kur dëgjoni emrin e Klodian Zotos që përsëritet… Klodian Zoto në Inceneratorin e Tiranës, Klodian Zoto në Inc e Elbasanit, Klodian Zoto në Inc e Fierit, Klodian Zoto në landfillin e Vlorës, Klodian Zoto në Bashkinë Durrës, Klodian Zoto në Bashkinë Vorë, Klodian Zoto në Bashkinë Kavajë, në INUK, Gjykatë të lartë, Tatime, Spitale etj… Pyeteni veten: çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë që vetëm njeriu më i fuqishëm, që ka pushtet mbi ҫdo institucion të këtij vendi, mund të “bekojë” shtrirjen e këtij shërbimi në të gjitha qytetet, institucionet, përfshirë këtu dhe ato të drejtësisë.

Ky njeri quhet Edi Rama.

Paratë e vjedhura kërkojani atij. Klodian Zoto është vetëm një pupac me rrogë të lartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco