Ndërhyrja kirurgjikale/ Përmirësohet frymëmarrja e Fatos Nanos

Ndërhyrja kirurgjikale/ Përmirësohet frymëmarrja e Fatos Nanos

10:27, 02/09/2023
A+ Aa A-

Gjendja shëndetësore e liderit historik të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano është përmirësuar një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale për t'i lehtësuar frymëmarrjen. Burime nga spitali konfirmojnë për Report Tv se gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit aktualisht është e mirë.

Në ditën e 10 të shtrimit në spital si pasojë e problemeve me frymëmarrjen, parametrat jetësore të Nanos paraqiten më mirë se ditët e mëparshme.

Për t’i lehtësuar furnizimin me oksigjen, mjekët i kanë bërë hapje kirurgjikale të trakesë ku kanë vendosur një tub plastik në fyt. Një ditë më parë, burimet spitalore thanë se ish-kryeministri socialist Fatos Nano, vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike, e quajtur ndryshe si SPOK.

Kjo patologji prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco