Berisha: Rama ka interesa mafioze të klanit të tij për tokat në Himarë

Berisha: Rama ka interesa mafioze të klanit të tij për tokat në Himarë

09:39, 02/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi dje gjatë konferencës për shtyp, qëndrimet e Fredi Belerit për Himarën dhe përpjekjet e Edi Ramës për t’u shfaqur nacionalist në këtë histori. Berisha tha se Edi Rama ka interesa strikt mafioze për tokat në Himarë.

“T’i besosh Ramës, është si t’i besosh eskimezit në shkretëtirë apo rrethit katror, një kjo, e para.

E dyta. Jam person që jam marrë, siç e di ti dhe kushdo, në mënyrë të përsëritur me Himarën dhe historinë e saj. Himariotët kanë një nga historitë më interesante. Ua them unë ju. Por, për aq sa historia është çështje edhe krenarie për ta. Ata janë një komunitet shumë i respektuar, i përbërë nga fshatra bilinguale dhe nuk mund të mohohet, bilinguale jo të themi sot e 100 vite, por mund të jenë edhe sot e 400 vite sipas studimeve. Unë jam i apasionuar pas historisë.

Por, shumica e fshatrave nuk kanë folur një fjalë greqisht. Kjo për krahinën, për zonën. Te qyteti, që të themi atë që është, aty ka miksturë se ka qenë port. Ajo miksturë është shqiptarë, grekë, venecianë, italianë, janë pra një miksturë, siç janë portet.

Por në të gjithë dokumentet ndërkombëtare, Himara nuk ekziston kurrë si zonë minoritare. Kjo nuk do thotë se aty nuk ka minoritarë se nuk ka nevojë kush të mohojë etninë e askujt. Por në qoftë se Beleri ka bërë deklarata antikushtetuese, atëherë ka mekanizma që e bëjnë atë përgjegjës para ligjit. Por absolutisht nuk ka asnjë shkak të tillë te Edi Rama. Përkundrazi, Edi Rama ka strikt interesa mafioze të klanit të tij për tokat në Himarë.

Dhe më vjen keq. Nuk duhet të pranohet kurrë petku nacionalist që i vishet. Me atë urrejtje që ky ka fol kundrejt Belerit, me atë urrejtje foli edhe njëherë në parlament edhe kundër Vangjel Dules. Iu kthye aty në parlament, vetëm sa nuk nxori të gjithë fjalorin e gjithë kohës së diktaturës. Vanjgel Dule është grek me origjinë, dhe përfaqëson partinë e minoritetit, etj. Pra, ti nuk mund të shpërthesh në një urrejtje pse ti i përket një etnie tjetër, kjo është kohë e shkuar.

Kjo është një kohë shumë e shkuar.

Rama e ka bërë këtë me Belerin, siç e ka bërë në parlament, dhe fatmirësisht jam ngritur e ia kam kthyer shumë keq sepse ishte atavizëm.

Je grek, je grek, dhe duhet të jesh krenar se je grek. Unë shqiptar s’të bëj ty. Je qytetar shqiptar me origjinë greke, kaq është shumë e thjeshtë kjo punë. Ne i kemi kaluar ato barriera.

Rama mobilizoi mediat tani për ta bërë Ramën nacionalist. Por në qoftë se ka anti-shqiptar mbi tokë, është Edi Rama me të gjithë dokumentet. Edhe këtë që bën. Si të duket ty të të mbajë dikush në burg në kundërshti me ligjin? Më thuaj pak? Kam polici të pavarur. Policia e pavarur dhe gjykata e pavarur nuk mund të shkelmojnë ligjin i cili thotë se i padënuari bën betimin. Se e kanë bërë betimin deputetët. Kanë qenë të dënuar, kanë qenë në burg, kanë qenë me akuza të rënda dhe kanë bërë betimin se nuk kanë qenë të dënuar. Është shumë e thjesht çështja e Belerit. Ai do të bëjë betimin.

Por ky nuk e lejon të bëjë betimin vetëm e vetëm të marrë bashkinë e Himarës. Që t’i skadojë koha e marrjes së mandatit. Dhe ky është një akt politik i shëmtuar,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco