VIDEO/ Kosto pa fund në reformën në drejtësi, Shella: Janë shtuar zvarritjet nëpër gjykata

18:06, 01/09/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Qendrës për Çështje të Informimit Publik (INFOCIP) Gerti Shella ka deklaruar se nga ndërmarrja e reformës në drejtësi  janë shtuar zvarritjet nëpër gjykata.

I ftuar në edicionin e pasdites me Edvin Parrucën  në SYRI TV, Shella shprehet se përveçse nuk është mbajtur premtimi kryesor i eliminimit të zvarritjeve gjyqësore, përkeqësimi është shtuar trefish.

'Ne kemi konstatuar me keqardhje dhe me shqetësin faktin që, që nga ndërmarrja e reformës në drejtësi, në mënyrë të posaçme, zvarritjet në gjykata janë shtuar. Do të thotë që 1 nga 3 objektivat bazë të fillesës që pati reforma në drejtësi që ishte eliminimi zvarritjeve, mund ta themi sot me gojën plotë, dhe bindjen më të thellë bazuar në të dhënat që ne realizojmë, që jo vetëm që nuk është përmbushur por është përkeqsuar.

Për ta ilustruar këtë pohim që ndoshta unë vet shpreh keqardhje paraprake që më duhet ta them, por për hir të së vërtetës duhet të marrim edhe qëndrimë të kësaj natyre: nëqoftëse në vitin 2016 në apelin e Tiranës gjykata kryesore ku administrohen ankime për çështje gjyqësore një çështje themeli civile zgjaste mesatarisht rreth 1 vit, në vitin 2022 zgjidhet për 3 vite, ose 1118 ditë mesatarisht.

Ky është një tregues i cili, përveçse trefish negativ  na lejon të mos hamendësojmë por ti themi gjërat me kurajo dhe me dëshirën për ti parë drejt e në sy ato që në fakt janë devijime nga premtimi kryesor, eliminimi i zvarritjeve gjyqësore.'

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco