BE përballë Ballkanit/ Harxhi: Shqipëria nuk i ka plotësuar kriteret e BE

17:38, 01/09/2023
A+ Aa A-

Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edit Harxhi, ishte e ftuar në Edicionin e Pasdite në Syri Tv, ku ju përgjigj pyetjes nëse BE po mendon për një integrim të  shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Unë mendoj se BE po diskuton dhe ka diskutime serioze per shpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo nuk bëhet për arsye se vendet e BE janë të gatshme për tu futur.  Ne duhet të jemi të sinqertë, asnjë nga vendet tona nuk e ka standartin e atyre vendeve që janë drejtuese të BE, madje dhe e atyre që janë futur rishtazi si Kroacia, Rumania apo Bullgaria.

Ne nuk kemi standarte të tilla, në rastin e Shqipërisë, ne ka vite që nuk bëjmë zgjedhje, kurse për sa kohë kjo egziston ne natyrisht nuk mund t'jemi në një linjë me vendet e tjera dhe duhet të marrim më tepër kohë për të bërë detyrat që duhen bërë, se ne kemi ngelur mbrapa, shumë mbrapa, se ne kemi një zbrapsje demokratike në 10 vitet e fundit, e njëjta gjë është edhe me situatat në vendet e tjera sepse nuk është thjeshtë.

Kosova dhe Serbia dhe Maqedonia që pritet të zhvillojë zgjedhje të parakohshme për arsye të ndryshimeve kushtetuese që kanë ardhur si pasojë e VETOS Bullgare mbi Maqedoninë.

Ndërkohe,  nuk dihet si  do shkojnë këto zgjedhje, duket që partia opozitare vazhdon dhe insiston që nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese, ndërkohë shikojmë si do reagojnë partitë e tjera politike shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco