‘Vera e ideve në Brain Gain’, Mahmutaj: Jemi pozicionuar në shumë fusha, skandalet janë mbivendosur

20:42, 31/08/2023
A+ Aa A-

Anëtari i departamentit ‘Brain Gain’ dhe Ekselencës në Partinë Demokratike Gledis Muhametaj ka folur rreth projekteve dhe pikave ku konsiston ky department, po ashtu mundësive të zgjidhjeve të problemeve në këto kohë të vështira shpopullimi që po përjeton vendi ynë.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv, Muhametaj shprehet se grupi i të rinjëve, i bërë bashkë nga çdo anë e botës, po punojnë duke sjellë çdo ditë ide dhe mundësi të reja për të përmirësuar të ardhmen e të rinjve dhe reduktimin e largimit të tyre.

Gjithashtu Mahmutaj ka renditur një larmishmëri fushash në të cilat të rinjtë janë të përfshirë dhe po punojnë aktualisht.

“Këtë verë zgjodhën të kemi një projekt të jetë si risi në politikën shqiptare, të quajtur ;vera e ideve’. Një verë e  mbushur për departamentin ‘Brain Gain’ po ashtu ka qënë e mbushur plotë punë edhe për partinë demokratike. Gjatë kësaj vere ne kemi denoncuar dhe vënë në pah shumë problematika e po ashtu krahas propozimeve tona kemi dhënë shumë zgjidhje. Të gjitha këto të mirëmenduara Brenda nesh fillimisht e më pas të zgjedhura nga ne për ti publikuar si zgjidhje në emër të departamentit.

Problematikat janë të shumllojshme dhe vetëm po shtohen. Këto problematika krahas shtimit të tyre në krahun tjetër kemi skandale të njëpasnjëshme të cilat jo vetëm që nuk të lënë të të mendosh problematikat por të shtojnë edhe disa të tjera. Është shumë e vështirë të kapësh ritmin e tyre. Problematikat janë të të gjitha fushave, të të gjitha skajeve. Kemi diskutuar në fushën e teknologjisë, në fushën e ekonomisë, përsa I përket sigurisë kombëtare, kemi diskutuar për politikën .

Kemi diskutuar rreth mundësisë që të rinjtë të angazhohen më së shumti në politikë, kemi diskutuar rreth gjeoekonomisë, gjeopolitikës, kemi diskutuar për probleme që lidhen me përfshirjen e të rinjve jo vertëm në politikë por edhe në administratë, kemi diskutuar për kushtet e arsimit shqiptar, çfarë mund të bëjmë për ti rregulluar. Kemi diskutuar për fenomenin ‘Brain Gain’ dhe ‘Brain Drain’, pra se si ne mund të thithim të rinjtë shqiptar të cilët po largohen nga shqipëria çdo ditë e më shumë pasi studiojnë në vendet ku ata janë dhe pasi ata integrohen në jetën ku ndodhen. Ka pasur një larmishmëri temash.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco