Bardhi reagon pas vizitës së Ramës në Durrës: Rehati, qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm, Arben Ahmetajt, Ilir Beqajt dhe…

Bardhi reagon pas vizitës së Ramës në Durrës: Rehati, qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm, Arben Ahmetajt, Ilir Beqajt dhe…

14:55, 31/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj batutave me demokratët që Kryeministri Edi Rama shkëmbeu sot (31 gusht) nga Durrësi, gjatë vizitës për inspektimin e punimeve në Spitallë

Kreu i grupit të PD i është drejtuar kryeministrit dukë i thënë se “rehati Qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt dhe një tufe shokësh të tu, që me milionat që i vodhën qytetarëve shqiptarë, shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Europës duke shijuar jetën luksoze”.

Më tej, Bardhi shprehet se për shkak të keqqeverisjes, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhi:

Edhe batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu! Për shkak të keqqeverisjes tënde, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi.

Rehati Qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt dhe një tufe shokësh të tu, që me milionat e eurove në xhep, që i vodhën qytetarëve shqiptarë, shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Europës duke shijuar jetën luksoze!

Në fakt në vështirësi më të madhe janë të gjithë ata që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Mqs nuk e ke provuar akoma, por je në rradhë, pyeti paraprakisht tufën tjetër të shokëve që i ke në burg, që të kuptosh çfarë është vështirësia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco