Çelet Kuvendi, ja kur do mbahet seanca e parë plenare e sesionit të ri

Çelet Kuvendi, ja kur do mbahet seanca e parë plenare e sesionit të ri

08:18, 31/08/2023
A+ Aa A-

Sesioni i V i Legjislaturës së Kuvendit të Shqipërisë, do të çelet me seancën plenare në datën 4 shator, në orën 10:00.

Urdhri është dhënë nga Kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Njoftimi i Kuvendit 

Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se seanca plenare e çeljes së sesionit të V të Legjislaturës X të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 4 shtator, ora 10:00. (Urdhër nr.45, datë 30.08.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla)

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSh dhe seanca do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco