Meta: Këshillat Bashkiakë përbëhen nga shumë të rinj, ata do të rikthejnë llogaridhënien e pushtetit lokal

20:27, 30/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19 në SYRI TV me mdoeratoren Armela Ferko ishte kryatri i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Meta është shprehur se kampi i Jalës i cili është kthyer në traditë ka mbledhur shumë të rinj e të reja ku një pjesë e tyre janë në Këshillat Bashkiakë ku pas shumë vitesh do të kthejnë llogaridhënien në pushtetin lokal

Përtej traditës së këtij kampi e cila është mjaft e konsoliduar do të theksoja rëndësinë e faktit se ky kamp synon rritjen e aftësive të të rinjve në politikë bërje dhe vendimmarrje. Në zgjedhjet e 14 majit shumë prej të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë janë zgjedhur në këshillat bashkiak.

Këta do të jenë një zë shumë i fuqishëm i rikthimit të llogaridhënies në pushtetin vendor. Kemi një bilanc, një realit të ri politik dhe sfida shumë të rëndësishme dhe kemi një potencial të fuqishëm të të rinjve në pushtetin vendor.

Mendoj se sfidat e vështira janë për të gjithë ata të rinjë e të reja që nuk kanë zgjedhur të largohen por të luftojnë në vendin e tyre kundër keqqeverisjes që ka prodhuar qeveria socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco