Përse akademikët e patriotizmit qeveritar nuk e kanë mbrojtur kurrë çështjen shqiptare kundër Vuçiçit?

Përse akademikët e patriotizmit qeveritar nuk e kanë mbrojtur kurrë çështjen shqiptare kundër Vuçiçit?

14:54, 26/08/2023
A+ Aa A-

Nga Shaban Murati

Si shpjegohet që skota e patriotëve të mumifikuar të presidiumeve qeveritare dhe të akademive pseudoshqiptare, të cilët janë në listën e dashurisë së kryeministrit, që i ka mbushur me tituj dhe tuje dhe nuk harron t’u pompojë lavdi çdo muaj ditëlindjeje me çarçafë mallëngjyes, nuk kanë folur kurrë dhe nuk e kanë mbrojtur asnjëherë çështjen shqiptare dhe Kosovën kundër presidentit serb Vuçiç, që ka 12 vjet në pushtet dhe i ka bërë njëmijë të zeza Kosovës, dhe as kundër kryeministrit grek Micotaqis, që ka 4 vjet në pushtet dhe i ka bërë njëmijë të zeza sovranitetit të Shqipërisë dhe çështjes çame?

Nuk kam guxim të pyes, (sepse mund të shkoj shumë thellë...) përse akademikët e patriotizmit qeveritar nuk kanë folur kurrë dhe nuk e kanë mbrojtur kurrë çështjen shqiptare kundër Rusisë gjatë 32 viteve, megjithëse Rusia është armiku më i madh i Shqipërisë, i Kosovës dhe i çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare?

Mos është ndonjë sekret i fshehtë midis jush ky lloj i panjohur qeveritar i patriotizmit memec akademik ndaj armiqve historikë të kombit shqiptar?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco