Nënë Tereza, ikona shqiptare e dashurisë së Zotit, në 113-vjetorin e lindjes

Nënë Tereza, ikona shqiptare e dashurisë së Zotit, në 113-vjetorin e lindjes

12:00, 26/08/2023
A+ Aa A-
Për Gonxhe Bojaxhiun Terezёn, të varfërit nuk ishin vetëm miliona njerëzit, skamnorë që kishin dhe kanë ende sot uri për bukë. Të varfërit ishin edhe miliona të përjashtuar, të braktisur, njerëzit pa familje, që kanë etje sidomos për dashuri, dinjitet, paqe, drejtësi e shpresë. Ky ishte mesazhi i vetëm i Nënë Terezës: u thoshte njerëzve që vunin, se janë krijuar nga dora plot dashuri e Zotit, për të dashur dhe për t’u dashur, shkruan sot Vatican News.

Sot mё 26 gusht kujtojmё  Gonxhe Bojaxhiun, Shenjtën Nënë Terezë, në 113-vjetorin e lindjes, ikonën shqiptare tё dashurisë së Zotit, shërbëtoren e madhe të të varfërve, të Kishës, të shqiptarëve dhe të njerëzimit mbarë, e cila me shërbimin e pakursyer dhe me buzëqeshjen e saj e shndërroi botën e mjerimit. Nënë Tereza ishte e mbetet modeli i shenjtërisë së mbarë botës së vullnetariatit, dashuri e dhuruar, larg ideologjive. Nënë Terezës i pëlqente të thoshte: “Ndoshta nuk e flas gjuhën e të varfërve, por mund t’u buzëqesh. Buzëqeshja është gjuhë ndërkombëtare!

Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, asokohe nën pushtimin osman, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit, ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkutë të Indisë, u shpall e Lume në Vatikan nga Papa Shën Gjon Pali II më 19 tetor 2003, u shpall Shenjte në Vatikan nga Papa Françesku më 4 shtator 2016.

Nënë Tereza e përmblodhi jetëshkrimin e saj me këto fjalë: "Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".

E gjithë jeta dhe vepra e Shën Nënë Terezës është një dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria ndaj madhështisë e dinjitetit të çdo njeriu, ndaj vlerësimit të gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, ndaj vlerës së pakrahasueshme të miqësisë personale e të thellë me Zotin Jezus, që lidhet e ushqehet përmes lutjes së vazhdueshme, meditimit të Fjalës së Zotit, adhurimit të të Shenjtueshmit Sakrament të Eukaristisë, të Jezu Krishtit të Kryqëzuar. Këtu Nënë Tereza gjente ushqimin e saj shpirtëror dhe fuqinë për të kundruar njeriun, posaçërisht të varfrin e të nëpërkëmburin, në dritën e dashurisë së Hyjit.

Jeta e saj është vërtetë dëshmi e dinjitetit dhe e privilegjit të shërbimit të përvuajtur ofruar skamnorëve. Për Nёnё Terezёn, të varfërit nuk ishin vetëm miliona njerëzit, që kishin dhe kanë ende sot uri për bukë. Të varfërit ishin edhe miliona të përjashtuarit, të braktisurit, njerëzit pa familje, që kanë etje për dashuri, dinjitet, paqe, drejtësi e shpresë. Ky ishte mesazhi i vetëm i Nënës Bojaxhiu, është të vazhdojmë ta ndjekim dhe imitojmë shembullin e saj, të jemi gjithkund mjete të dashurisë së Zotit. Terezës: t’u thoshte njerëzve, që vuajnë, se janë krijuar nga dora plot dashuri e Zotit, për të dashur e për t’u dashur.

Nuk mund ta kuptojmë kurrë dashurinë e saj pёr njeriun, pa kuptuar lidhjen e saj tё ngushtë me Krishtin e kryqëzuar, qё vazhdon, nga Kryq, tё thotё edhe sot e kësaj dite “Kam etje!”. Kёshtu, vetëm Kryqi mbetët çelësi pёr tё kuptuar Nёnё Terezёn si shqiptare, si grua dhe si besimtare”. Ta lusim Shenjtën Nënë Terezë të ndërmjetësojë pranë Zotit për paqen e njerëzimit mbarë dhe për të mirën e popullit të saj shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco