Pas skandalit seksual të Safet Gjicit, 'frikësohet' bashkia e Gjirokastrës, anulon tenderin 14 milionë lekë për tredhjen e qenve

Pas skandalit seksual të Safet Gjicit, 'frikësohet' bashkia e Gjirokastrës, anulon tenderin 14 milionë lekë për tredhjen e qenve

16:59, 25/08/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Gjirokastrës ka anuluar tenderin për trajtimin dhe tredhjen e qenve. Ky vendim është marrë nga kryebashkiaku Flamur Golemi, pas skandalit të videos seksuale të Safet Gjicit.

Ky tender me vlerë 14 milionë lekë, u zhvillua fillimisht më 2 mars 2023, por kryebashkiaku Flamur Golemi e shtyu dy herë, deri sa u plotësuan dokumentet, dhe u vendos të behët në fund të qershorit.

Por pas skandalit të Gjicit, Golemi bëri shpalljen e 3-të formale më 24 korrik 2023,  ndërsa më 14 gusht u bë anulimi përfundimtar, me motivin se në të 3 herët nuk është paraqitur asnjë ofertë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco