Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Berisha: Krimi ka pushtuar një pjesë të medias! Ymer Çorapja po mbron Ilir Beqajn si vrasës i fjalës së lirë

Berisha: Krimi ka pushtuar një pjesë të medias! Ymer Çorapja po mbron Ilir Beqajn si vrasës i fjalës së lirë

13:16, 23/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se krimi nuk ka pushtuar vetëm qeverinë dhe parlamentin, por edhe një pjesë të medias.

“Në betejën me krimin, në betejën kundër korrupsionit, gazetarët dhe guximi i tyre janë të një rëndësie jetike dhe unë kam vlerësimin më të madh.

Një gazetare, një nënë me fëmijë, si ti (i drejtohet gazetares Anduena Llabani), që përballet çdo ditë me problemet e krimit të organizuar dhe përpiqesh t’ia paraqesësh publikut të vërtetat e tmerrshme të tij, që nuk ke asnjë mbrojtje, nuk ke imunitet parlamentar, nuk ke as imunitet politik, e them këtu se meriton vlerësimin më të madh.

Ti, shoqet e tua, shokët e tu, të cilët në këtë gjithëfuqi të krimit, ju prapë guxoni dhe ngrini zërin, denoncimi, kërcënoni, kështu që vlerësimi për këtë punë është shumë i madh.

Jemi të vetëdijshëm që krimi, siç ka pushtuar parlamentin, siç ka pushtuar qeverinë dhe institucionet, ka pushtuar edhe një pjesë të medias.

Kjo është jashtëzakonisht e hidhur.

Sot krimi ka të angazhuar gazetarë, të cilët bëjnë gjithçka për të deformuar të vërtetat, për të fshehur të vërtetën e krimit.

Bëhen zëdhënës të grupeve kriminale, siç faktojnë edhe transkriptet.

Gazetarë të tjerë që bëjnë gjithçka për t’u fshehur qytetarëve të vërtetën. 4 artikuj në një ditë, shkruante Ymer Çorapja për Beqajn. Se si të pafajësojë Beqajn.

Mora këtë shembull, nuk është i vetëm, por mos harroni se po kjo kategori, çfarë bënë para 10 ditësh? Morën mbi supe punën e Edi Ramës. Donin të lëviznin kullën e Tiranës.

E them këtë për të thënë se çfarë shkalle e tmerrshme inkriminimi ekziston. Këta janë vrasës të fjalës së lirë. Janë të gjithë këta në ombrellën e pushtetit. Këta janë pakicë, edhe pse kanë shumë mjete.

Për fat të mirë, gazetarët bëjnë një punë të jashtëzakonshme qoftë në denoncimin e krimit, qoftë në denoncimin e korrupsionit, dhe e bëjnë këtë pa një mburojë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco