‘Nafta në Shpirag, si ajo e Arabisë Saudite’/ Rrjeti vazhdon talljen me propagandën e Ramës

‘Nafta në Shpirag, si ajo e Arabisë Saudite’/ Rrjeti vazhdon talljen me propagandën e Ramës

12:28, 23/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nafta në Shpirag është e një cilësie të lartë, e njëjtë me atë të naftës premium të Arabisë Saudite. Në konferencën për mediat, kreu i qeverisë bëri me dije se investimi do të nisë me 3 miliardë euro dhe do të përfundojë me 7 miliardë euro.

“Nafta e zbuluar në Shpirag është një naftë e të njëjtës cilësi është e njëjtë me atë premium të Arabisë Saudite. Investimi i parashikuar dhe projekti që do të realizohet nga kompania nis me 3 miliardë euro dhe projeksioni është që deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, është 7 miliardë euro investim në vendin tonë. Që parashikon ndërtimin e infrastrukturës dhe depozitimin e rezervës, ndarjen në gaz, naftë dhe sulfur dhe kjo e treta ka një rendësi të veçantë”, tha Rama.

Megjithatë, Rama tha se kërkimet në Shpirag nuk janë të vetmet. Ai tha se ka nisur puna edhe nga kompania e madhe italiane “Eni” në zonën e Dumresë. Edhe në këtë rast, Rama theksoi se të dhënat janë inkurajuese, por jo në të njëjtin nivel si në Shpirag.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama çdo vit gjen sasi të stërmëdha nafte në Shpirag. Rrjetet sociale i kanë pritur me meme dhe ironi komentet e Edi Ramës. Kjo për shkak se Shqipëria është një nga vendet me çmimet më të larta të karburanteve në planet.

Një prej këtyre memeve u shpërnda edhe nga kreu i opozitës, Sali Berisha. “Flet vetë,” shkruan Berisha duke postuar memen e mëposhtme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco