Ish-zv.ministri grek: 'Beleri' të mos bëhet një gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo aq të mira mes Athinës dhe Tiranës

Ish-zv.ministri grek: 'Beleri' të mos bëhet një gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo aq të mira mes Athinës dhe Tiranës

16:50, 21/08/2023
A+ Aa A-
Ish-zëvëndësministri i Jashtëm grek i qeverisë SYRIZA, Nikos Ksidakis ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri.

Në një intervistë për mediat greke, Ksidakis ka deklaruar se Beleri nuk është një njeri aq i pafajshëm dhe se ky i fundit ka një të shkuar të errët politike.

“Athina dhe Tirana e dinë rolin e Belerit. Ai nuk është një njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike dhe një histori të errët. Duhet ta kishte pastruar këtë histori shumë muaj më parë. Dhe të mos bëhet një gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo aq të mira mes Athinës dhe Tiranës”, tha ai.

Ndër të tjera ish-ministri është shprehur se roli i Belerit në politikë dihet, mjafton të lexoni reportazhe dhe lajme të viteve të kaluara, ku në një libër të një gazetari grek shkruhet për kryebashkiakun grek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco