Deputeti i Bashës thirrje shqiptarëve: Të bashkohemi me Ramën se po e kërcënon Greqia

Deputeti i Bashës thirrje shqiptarëve: Të bashkohemi me Ramën se po e kërcënon Greqia

16:17, 21/08/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar sërish lidhur me çështjen ‘Beleri’ dhe ndikimin në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti shprehet se vendi ndodhet përballë një shantazhi nacionalist, ndaj të cilit duhet të jemi të unifikuar. Deputetit nuk i bën përshtypje fare arrestimet e njerëzve me urdhëra të Edi Ramës, siç ishte edhe rasti 'Beleri'. Deputeti nuk i intereson Shqipëria demokratike, Shqipëria ku sundon ligji, por është trembur se po i shantazhon Greqia kryeministrin.

''Do te luftoj cdo dite e cdo ore ne Shqiperi per te permbysur qeverine e Edi Rames.


Por sot Shqiperia eshte qartesisht perballe nje shantazhi nacionalist te mbuluar me retorike europiane.


Perballe shantazheve te tilla shqiptaret duhet te jene te unifikuar,dhe Kosova ne krah te Shqiperise…edhe Albini'', shkruan Çollaku në Facebook. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco