Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Inceneratori i Tiranës/ PL vijon denoncimet: Veliaj nuk mund të fshihet apo të shmanget. Sot 70 ditë që nga…

Inceneratori i Tiranës/ PL vijon denoncimet: Veliaj nuk mund të fshihet apo të shmanget. Sot 70 ditë që nga…

13:50, 21/08/2023
A+ Aa A-

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në një deklaratë për mediat foli sërish për inceneratorin e Tiranës, pasi sot bëne 70 ditë nga dorëzimi i kërkesës së deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi në Bashkinë e Tiranës.

Caka u shpreh se edhe pse kanë kaluar 70 ditë, ende PL nuk ka asnjë përgjigje nga bashkia, teksa shton se kryebashkiaku nuk mund të shmanget apo t’i fshihet përgjegjësisë.

Deklarata e plotë:

Në datën 12 Qershor 2023, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka depozituar një kërkesë me 4 pyetje në Bashkinë e Tiranës, të cilat do të hidhnin më shumë transparencë mbi aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Sot bëhen saktësisht 70 ditë nga dorëzimi i kësaj kërkese dhe jemi përsëri pa asnjë përgjigje, lidhur me 4 pyetjet, të cilat synojnë të bëjnë transparencën mbi këtë çështje edhe pse ligji për të drejtën e informimit sanksionon se përgjigjet duhen kthyer brenda 10 ditësh.

Pyetjet janë shumë të qarta dhe ne do të vazhdojmë t’i përsëritim ato deri ditën që Erion Veliaj, e në mos ai, organet ligjzbatuese që merren me hetimin e çështjes, do t’i kthejnë shqiptarëve një përgjigje.

Kemi kërkuar të dimë:

1. Sa ton mbetje janë depozituar për çdo vit kalendarik, që nga nisja e kësaj marrëdhënieje kontraktuale, deri në maj 2023, shoqëruar me dokumentacionin që e vërteton këtë shifër;

2. Informacion mbi pagesat e kryera çdo muaj, nga pagesa e parë deri në maj 2023, shoqëruar me urdhërxhirimet përkatëse;

3. A ka dhe nëse po, t’i vendoset në dispozicion qytetarëve një marrëveshje e firmosur mes palëve;

4. A ka një vendim të Këshillit Bashkiak mbi këtë marrëveshje të lidhur, të shoqëruar me relacionet përkatëse të komisioneve që e kanë trajtuar këtë çështje në Këshillin Bashkiak.

Atëherë, pse Erion Veliajn shkel ligjin për statusin e deputetit dhe ligjin për të derjtën e informimit duke mos bërë transparence?

Erion Veliaj nuk mund të fshihet gjatë pas fustanit të Taulant Tushës, bankomatit të Bashkisë së Tiranës. Madje, edhe nëse Erioni e ofron Taulant Tushën në pjatë argjendi për SPAK-un, ai prapë mbetet përgjegjësi për aferën korruptive me inceneratorin e Tiranës. Erioni nuk duhet të harrojë se firma e hedhur në kundërshtim me ligjin nuk është e Taulantit, por e tij personalisht.

Kanë kaluar 2 vite e gjysëm që nga dita që padia për inceneratorin e Tiranës është depozituar në SPAK dhe fatkeqësisht sekuestro u vendos vetëm 1 muaj më parë.

SPAK tashmë e ka të qartë që Bashkia e Tiranës është vend krimi, por ajo që duhet t’i vijë në vëmendje është që sa më vonë të shkojë SPAK në vendin e krimit, aq më pak informacion do të gjejë. Në Qeverinë që humb kontratat koncensionare mund të ndodhë gjithçka, prandaj SPAK të nxitojë dhe të mos presë të prishen provat. Për SPAK-un duhet të jetë e qartë që heshtja e koordinuar, ka qëllim të vetëm shmangien nga përgjegjësia penale.

SPAK e ka shumë të thjeshtë; mjafton të pyeten vetëm 3 funksionarë në Bashkinë e Tiranës:

Erion Veliaj;

Taulant Tusha; dhe

Aldrin Dalipi.

Këta të tre mjaftojnë për të kuptuar dhe zbërthyer gjithë korrupsionin e ndodhur me inceneratorin e Tiranës.

E një paralajmërim i fundit për Erion Veliajn: hesht sa të duash, shmangu sa të duash, shit kë të duash; në Partinë e Lirisë, në SPAK, por fatmirësisht edhe në duart e të gjithë shqiptarëve tashmë janë të gjitha informacionet, faktet dhe provat që je ti përgjegjësi kryesor për zhvatjen e miliona eurove nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe që nuk do t’i shpëtosh përgjegjësisë tënde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco