Gazetari i oborrit të Ramës, 4 shkrime brenda ditës në mbrojtje të sterilizimit

Gazetari i oborrit të Ramës, 4 shkrime brenda ditës në mbrojtje të sterilizimit

20:23, 20/08/2023
A+ Aa A-

Pasi u bind se Edi Rama përmes Kondillit të partisë në SPAK e kishte sabotuar hetimin për koncesionin e sterilizimit, Ilir Beqaj u bë i gjallë sot.

Në një postim të publikuar nga portali i gazetarit të oborrit, Mero Baze, ai praktikisht mundohej të tregonte se fajin se pse ai ka marrë 100 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë, e kishte Saliu.

Megjithatë gazetari i oborrit të Ramës e kishte ndarë sqarimin në katër lajme të ndryshme për t'i bërë sa më shumë jehonë një reagimi që në fakt vetëm sa fakton skandalin me sterilizimin.

Beqaj e pranon se qeverisja e PD i kishte lënë gati një impiant ultramodern për sterilizimin, por babëzia për koncesionin ia mbylli sytë dhe vendosi të miratojë koncesionin e tij.

Kulmi i mbrojtjes nga gazetari i oborrit ishte kur mundohej të relativizonte skandalin e zhdukjes së kontratës origjinale të sterilizimit.

Ky skandal u denoncua së pari nga gazetarët dhe nga gjykata e posaçme, e cila tregoi njëfarë dinjiteti përballë hetimit paçavure të prokurorit të Ramës.

Por edhe nëse i përmbahesh logjikës infantile të gazetarit të oborrit, zhdukja e e kontratës origjinale tregon se sa hapur dhe sa brutalisht kanë vjedhur dhe janë munduar të maskohen duke mbuluar m... me shurrë.

Të gjithë të dhënat, që nga fluturimet e përbashkëta të Ilir Beqajt me biznesmenët nga viti 2013, tregojnë se ata erdhën në pushtet me thes në shpinë për ta mbushur me miliarda.

Nuk e dëgjuan as 'këshillën' e Shalsit që të vidhnin me stil.

Madje në krye të hajdutëve ishin ata më të gjatët. Hajdutët dymetroshë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco