SYRI TV/ Radhët e gjata në kufi, emigrantët shpërthejnë kundër Ballës

13:06, 20/08/2023
A+ Aa A-

Radhë të gjata janë shënuar sot edhe në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 4280 shtetas në hyrje dhe 7120 në dalje nga Kakavija. Në këtë pikë kufitare pala shqiptare po punon me 7 sportele, 5 në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Ndërsa në 24 orët e fundit, në doganën Kapshticë janë shënuar rreth 4163 shtetas që kanë ardhur në Shqipëri dhe afro 5862 shtetas që kanë dalë nga territori shqiptar. Puna në këtë pikë doganore nga pala greke ka vijuar me dy sportele.

Në doganën e  Qafë Thanës ka pasur rreth 5021 hyrje drejt Shqipërisë dhe 3684 shtetas, të cilët kanë dalë në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Emigrantët thanë për Syri TV se në Kapshticë kanë pritur disa orë deri në përpunimin e dokumentacionit

“Nuk ka logjikë fare kjo, të presim 20 orë që të kalojmë doganën. Nuk është e vetmja herë kjo gjë, kjo ka këtu e 20 ca vjet që bëhet e njëjta gjë.

Jo vetëm Taulant Balla të vijë, po edhe Taulant Leshi të vijë, nuk bëhet kjo gjë”, tha një emigrant.

Ndërkohë, radhë të gjata u shënuan edhe në Kukës për shkak të fluksit nga pushuesit nga Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco