Kosovë/ Keqpërdorimi i rezervave shtetërore, zyrtari i arrestuar anëtar i LDK-së

Kosovë/ Keqpërdorimi i rezervave shtetërore, zyrtari i arrestuar anëtar i LDK-së

14:10, 18/08/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Fillimisht Policia ka kryer kontroll tek banesa dhe tek lokali i biznesmenit kosovar Ridvan Muharremit, i cili më pas u shoqërua në komisariat.

Ndërsa janë arrestuar dhe dy zyrtarë të MINT, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Gjithashtu në polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Por sipas burimeve të Kosova Post, i arrestuari Gara është anëtar i partisë së LDK-së.

“Përkundrazi, qytetarët e Prishtinëe e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë. Për më tepër i ftojmë mediat që këtë ta hulumtojnë vetë jashtë LDK-së”.shkruan Kosova Post.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco