Partia e Lirisë: Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për mega aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës!

Partia e Lirisë: Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për mega aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës!

13:15, 18/08/2023
A+ Aa A-

Në një deklaratë për media nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari është shprehur se Erion Veliaj është përgjegjës kryesor për mega aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Deklarata e plotë!

Përshëndetje! 

Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për mega aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës. Heshtja e Erion Velisë tregon qartë përfshirjen e tij drejtëpërdrejtë tek inceneratori i Tiranës. 

Firma e tij në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak, duke dhënë miratimin për studimin e fizibilitetit e bën atë përgjegjësin e drejtëpërdrejtë të kësaj afere korruptive. 

Erion Veliaj në bashkëpunim me drejtorët e tij është i përfshirë drejtëpërdrejtë në procedurën për dhënien me koncesion të inceneratorit të Tiranës, i cili vazhdon të vjedhë cdo ditë qytetarët e Tiranës. 

Erion Veliaj dhe stafi i tij i ngushtë janë tërësisht të lidhur me koncesionin 30-vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Nga dita e parë që ky projekt mafioz filloi të zbatohej. 

Erion Veliaj është përgjegjës për çdo pagesë që ka kryer Bashkia e Tiranës sepse ka qenë në dijeni të plotë që shërbimi që ofrohej nga inceneratori i Tiranës nuk ishte shërbimi që ishte parashikuar në kontratë. Por, Erion Veliaj vazhdon të paguajë 29 euro për ton. 

SPAK duhet të ndalë sa më parë pagesat e Bashkisë së Tiranës dhe të gjithë bashkive të qarkut për një shërbim që nuk merret. Cddo ditë që kalon rëndon mbi xhepat e qytetarëve të Tiranës. 

SPAK duhet të marrë sa më parë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pasi çdo ditë që kalon këto veprime kriminale të kryera drejtëpërdrejt nga Erion Veliaj vazhdojnë të dëmtojnë çdo ditë qytetarët e Tiranës.  

Inkurajojmë SPAK-un që të shkojë sa më shpejt të Erion Veliaj që së bashku me Edi Ramën kanë ideuar skemën korruptive të inceneratorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco