SYRI TV/ Radhë të gjata në poliklinikën e Fierit: 100 ditë pritje për të kryer analizat në shtet

12:38, 18/08/2023
A+ Aa A-

Pacientët që shkojnë për vizita në Poliklinikën e Fierit përballen me radhë të gjata në pritje, por edhe mungesë të mjekëve specialistë. Ata tregojnë se u është thënë të presin deri në 100 ditë për të kryer analizat në shtet. Teksa qeveria jep tendera miliona euroshe për kompanitë konensionare, qytetarët dergjen dyerve të spitaleve.

Nga SYRI TV

Radhë të gjata për tek mjeku specialist, pritje deri 100 ditë për të kryer analizat në shtet, por edhe mungesë mjekësh specialistë, kjo është situata me të cilën përballen çdo ditë pacientët në poliklinikën e Fierit. Zhgënjimi i tyre është i dukshëm pasi dalin nga ambientët e poliklinikës, teksa janë përballur me përgjigje që duhet të presin në radhë për muaj të tërë apo që nuk ka mjek për problemin e tyre.

Grupi i xhirimit të SYRI TV u interesua pranë poliklinikës për të pyetur stafin mjekësor në lidhje me situatën, por siç ndodh rëndom, punonjësit e sigurisë kanë ndërhyrë duke mos i lejuar.

E teksa shteti jep tendera miliona euroshe për kompanitë konensionare, qytetarët dergjen dyerve të spitaleve pa gjetur dot zgjidhje, e duke mos përjetuar asnjë ditë “shëndetësinë falas” të trumbetuar nga qeveria Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco