McGonigal pranon se mblidhte informacione për shpalljet non-grata/ 'E dija se do futeshin në listën e zezë të SHBA'

McGonigal pranon se mblidhte informacione për shpalljet non-grata/ 'E dija se do futeshin në listën e zezë të SHBA'

21:43, 15/08/2023
A+ Aa A-

Ish-agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal pranoi fajësinë sot përpara një gjykate në Manhattan.

Ai tha se kishte punuar për oligarkun e sanksionuar rus, Oleg Deripaska.

McGonigal shmangu një dënim prej 20 vitesh burg, duke pranuar fajin. Tani ai rrezikon 5 vite burg për dosjen ruse.

Ndërkohë ai akoma nuk ka pranuar fajin për dosjen shqiptare.

Interesant është fakti se McGonigal pranoi sot se kishte fuqinë për të mbledhur informacione që përdoren për të futur persona të caktuar në listën e zezë të SHBA.

Ai tha se jo vetëm kishte punuar për të hequr Oleg Deripaskën nga lista e sanksioneve e SHBA, por edhe se kishte ndihmuar që, një oligark rival i Deripaskës, të futej në listën e zezë të SHBA.

‘Kam rënë dakord me një palë tjetër për të mbledhur informacion poshtërues me burim të hapur për një oligark rus të quajtur Vladimir Potanin, i cili ishte një konkurrent biznesi i Oleg Deripaskës,’ tha ai.

‘E dija se Deripaska ishte vendosur në listën e sanksioneve nga qeveria amerikane. Unë e kuptoja se informacioni që mblodha në fund do të përdorej për ta futur Potanin në listën e sanksioneve të SHBA-së.’

Potanin u fut në listën e zezë të SHBA dhe më pas edhe të Britanisë.

Mediat ndërkombëtare, sidomos ato amerikane, e kanë akuzuar McGonigal se ka fituar miliona me biznesin e non-gratave në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco