McGonigal shmangu 20 vite burg, dënohet vetëm për korrupsion e jo për tradhti

McGonigal shmangu 20 vite burg, dënohet vetëm për korrupsion e jo për tradhti

21:32, 15/08/2023
A+ Aa A-

Me pranimin e fajësisë, ish-shefi i kundërzbulimit të zyrës së FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal ka shmangur dënimin me 20 vite burg.

Siç shkruan New York Times, duke u paraqitur para gjyqtares Jennifer H. Rearden të Gjykatës Federale të Qarkut të Manhanatit të martën, McGonigal tha se ai e kishte shkelur ligjin pas daljes së tij në pension, në vitin 2018, duke ndihmuar një Oleg V. Deripaska, një miliarder rus nën sanksionet e SHBA-së, për të hetuar një rival.

‘Unë paraqitem para jush në këtë gjykatë për të marrë përgjegjësinë e plotë pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të lëndonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi’, tha ai.

Akuza për të cilën ai u deklarua fajtor, u ngrit rishtazi nga prokurorët të martën, duke zëvendësuar aktakuzën origjinale të vendosur nga një juri e madhe në janar, e cila kishte përfshirë akuza më serioze për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe pastrim parash. Sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë, dënimi maksimal që z. McGonigal mund të kryejë është 5 vjet, në vend të dënimit deri në 20 vjet që ai mund të përballej ndryshe.

F.B.I. arriti në përfundimin se sjellja e keqe e McGonigal ishte e kufizuar në korrupsion, dhe jo tradhëti.

Në gjykatë, McGonigal i tha gjyqtarit se ai e dinte se nuk mund të kryente ligjërisht shërbime për Deripaska, i cili u vendos në listën e sanksioneve të SHBA-së në vitin 2018. Ai tha se e kishte kuptuar që puna e tij në gjysmën e dytë të 2021 mbledhja e informacionit negativ ‘me burim të hapur’ për Vladimir Potanin, një oligark i cili ishte një konkurrent biznesi i z. Deripaska, ka të ngjarë të përdorej në një përpjekje për ta vendosur Potanin gjithashtu në listën e sanksioneve.

Ai pranoi se e kishte rregulluar që pagesat ndaj tij të dërgoheshin nga një bankë ruse përmes një kompanie në Qipro dhe më pas në një korporatë në Nju Xhersi, për të fshehur se burimi i parave ishte Deripaska.

Pranimi i fajit e mbyll çështjen penale të Charles McGonigal, 55 vjeç, në Nju Jork në një kohë shpejtë, brenda më pak se 7 muaj. Ai u arrestua nga agjentë e F.B.I-së në janar në aeroportin ‘John F. Kennedy’ pas kthimit të tij nga një udhëtim pune jashtë shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco