Kryetari i  Athinës: S’mund të jesh pjesë e Europës duke shkelur shtetin e së drejtës, Himara e ka kryetarin e saj, ai është Fredi Beleri

Kryetari i Athinës: S’mund të jesh pjesë e Europës duke shkelur shtetin e së drejtës, Himara e ka kryetarin e saj, ai është Fredi Beleri

19:54, 14/08/2023
A+ Aa A-

Kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis mori pjesë në tubimin e zhvilluar në Himarë për lirimin e Fredi Belerit.

Gjatë fjalë së tij ai theksoi se paraburgimi i Fredi Belerit shkel shtetin e së drejtës.

“Demokracia nuk burgoset. Zëri i qytetarëve nuk hesht. Urdhri i popullit nuk shkelet. Himara ka kryebashkiak e ka zgjedhur kryebashkiakun dhe ai është Fredi Beleri. Thërrisnin emrin e tij sepse kryebashkiaku juaj ka emër dhe ai është Fredi Beleri. Miku im Fredi Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë. Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak dhe të marrë detyrën e tij. Është e drejta e tij, por është e drejta edhe  e popullit të Himarës. Dëshiroj të mirëpresin Shqipërinë në familjen europiane, duam të jetojmë bashkë në shtëpinë tonë të madhe, por kjo shtëpi do themele, shteti i së drejtës, demokracia, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha ai.

Tubimi u organizua nga “Omonia” në Pedonalen Qendrore të Himarës.

Kalimi i afatit tre mujor i parashikuar nga Ligji Zgjedhor për betimin e Fredi Belerit, legjitimon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të vazhduar procedurat për përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco